Nga bulevardi Dëshmorët e kombit, regjizori Robert Budina në fillim të protestës për shembjen e Teatrit u shpreh mëngjesin e shembjes së Teatrit kombëtar, policia sulmuar artistët dhe qytetarët.
Budina shtoi se shembja e Teatrit ka nisur kur ka pasur njerëz dhe polici brenda, duke rrezikuar jetën e tyre.
Robert Budina: Në mesnatën e pardjeshme, në orën 04:15 një pjesë e artistëve dhe aktivistëve e qytetarëve, nga opozita dhe pozita, u sulmuan nga policia me një aksin blic me një aksin blic të paimagjinueshëm. Një pjese e jona u futum brenda në Teatër. Policia na sulmoi, dhe sipas disa dëshmive, ndërsa ne ndodheshim brenda filloi shembja, duke rrezikuar jetën tonë dhe atyre të policëve. Tani nën rrënojat e Teatrit janë të gjitha rekuizitat, pajisjet, gjëra tona personale dhe gjithë mjetet që ne përdorëm për protestë, për të fshehur gjurmët e krimit.