Përmes një postimi në Facebook, anëtari i kryesisë së PD-së dhe diplomati Aleksandër Biberaj thotë se nuk ka reformë zgjedhore pa bërë më parë riformatimin e KQZ-së.
Pikërisht kjo është dhe pika e krisjes mes palëve të Këshillit Politik ditën e martë (16 qershor) për sa i përket kalimit të reformës zgjedhore.
Postimi i plotë:
Nuk ka zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe as reforme zgjedhore pa riformatimin e komisionit qendror te zgjedhjeve! KQZ eshte institucioni kryesor kushtetues qe menaxhon dhe certifikon rezultatin perfundimtar te zghedhjeve dhe ndarjen e mandateve te deputeteve! Kqz aktuale eshte bere ne fakt si komitet qendror i zgjedhjeve ne ps! Riformatimi i kqz-se eshte kusht i panegociueshem i opozites se bashkuar! Shba be dhe mbreteria e bashkuar duhet te garantojne zbatimin e marreveshjes dhe riformamatimin e kqz-se!
Te dashur miq,
Sic po i ndiqni besoj zhvillimet politike ne vend, qeverisja ilegjitime e dale nga zgjedhjet e manipuluara te vitit 2017, po perpiqet qe te shmange dhe te shtyje miratimin ne Parlament te marreveshjes se arritur per reformen zgjedhore, perfshire edhe riformatimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.
KQZ aktuale ka treguar mese nje here se eshte bere ne fakt me shume nje Komitet Qendror Zgjedhor i rilindjes, nje shtojce dhe vegel qorre ne duart e pushtetit, sesa nje institucion i pavarur dhe kushtetues me rendesi te jashtezakonshme per demokracine sic e parashikon edhe legjislacioni.
KQZ aktuale me nje dominance te frikeshme anetaresh qe i perkasin qeverise, dhe me nje vendim-marrje me shumice te thjeshte (4 me 3) nuk perben asnje lloj garancie per zgjedhje te lira dhe te ndershme. KQZ eshte kritikuar shume edhe ne raportin e OSBE/ODIHR si institucion i nje anshem qe me vendimet e veta jo-ligjore por politike, ka deformuar rezultatin zgjedhor.
Edhe rasti i fundit kur KQZ voton politikisht kunder nderprejes se mandateve per kryebashkiaket e Matit dhe Librazhdit, nderkohe qe te dy keta individe kane shkelur ligjin, shkelje te certifikuara dhe te klasifikuara edhe nga sistemi i drejtesise si inkriminim. Edhe vitin e kaluar ishte po kjo KQZ politike, qe ne kundershtim me Kushtetuten, dekretin e Presidentit dhe legjislacioni ne fuqi organizoi palaco-procesin farse te vet-votimit monist te rilindjes, votim me nje kandidat, duke shkelur edhe lirite dhe te drejtat themelore te njeriut, ku nje nder te drejtat baze eshte edhe e drejta per te votuar/zgjedhur ndemjet disa kandiateve alternative.
Formula qe propozon Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar per riformatimin e KQZ-se, eshte nje formule e re bashkekohore, qe perdoret me shume sukses edhe ne shume vende demokratike, dhe qe garanton ruajtjen e balancave dhe ekuilibrave, duke garantuar nje vendim-marrje jo-politike por ligjore, ne sherbim te nje procesi zgjedhoir te lire, te ndershem dhe sipas standarteve nderkombetare. Riformatimi i KQZ-se eshte i panegociueshem per PD-ne dhe opozitene bashkuar.
Nese rilindja vazhdon qendrimin e saj per mbrojtjen e KQZ-se aktuale me qellim manipulimin e zgjedhjeve te radhes, atehere do te duhe nderhyrja e partnereve tane strategjike SHBA, BE dhe Mbreteria e Bashkuar, si garant te marreveshjes per reformen zgjedhore dhe riformatimin e KQZ-se. Gjithsesi ne cdo rrethane bllokuese nga rilinjda, opozita ruan te drejten e saj per t’iu adresuar popullit, qytetareve shqiptare, per te marre fatet ne duart e veta nepermjet protestave, dhe manifestimeve masive per te garantuar rrotacionin politik nepermjet zgjedhjeve te lira dhe te ndershme!