Bejtaj: Të gjithë thonë që vota blihet, nuk vidhet, listat e hapura nuk është shpëtimi i zgjedhjeve

0
Gjigandi

I ftuar në “Arena”, analisti Edmond Bejtaj u shpreh se marrëveshja e 5 qershorit nuk ishte një reformë, por u bë që opozita të futej në sistem.

Ai shtoi se vota nuk vidhet, por blihet dhe shtroi pyetjen se si kjo marrëveshje do ta mbrojë këtë votë që të mos blihet.

Bejtaj: Duhet të jesh i guximshëm që ta quash reformë këtë që u bë, se nuk quhet reformë, por ishte një marrëveshje. Ishte për t’i shpëtuar nderin opozitës që të futej në sistem dhe për ta bërë Ramën që të çedonte diku. Ato që quhen fitore në fakt janë fitore kot. 

Pyetja është si vidhet vota në Shqipëri? Të gjithë thonë që vota blihet, nuk vidhet. Tani të më thonë të gjithë se si nuk do të blihet vota? 

Listat e hapura nuk janë problemi, as shpëtimi i zgjedhjeve. Unë jam për lista të hapura, që votuesi që të njihte personin. Po është ideja që kot rri i fundit se e di që nuk do të bëhet dhe ai pari po ashtu e di që do të behet dhe rri kot.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu