Baret e restorantet shpejt do rrinë hapur edhe pas orës 21:00, Rama: Gjithçka do hapet, veçse urbanit

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar dhe njëherë oraret për baret e restorantet të cilat janë rihapur më 18 maj.

Rama tha se në zonat e kuqe deri në orën 21:00 është e lirë lëvizja dhe pa autorizim ndërsa në zonat e tjera të vendit, pra të shpallura të gjelbra mund të rrinë hapur dhe përtej orës 21:00.

“Deri në orën 9 është e lirë lëvizja pa autorizim dhe lokalet dhe restorantet në zonat e tjera mund të rrinë hapur dhe përtej orës 9.

Në zonat e kuqe dhe për pak ditë do rrinë hapur deri në 9 dhe pastaj dhe më gjatë gjithmonë duke shërbyer jashtë jo brenda”, deklaroi Rama.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu