Balliu: U shemb një histori e tërë për kulla dhe qendrën tregtare të oligarkut të rradhës

0
Gjigandi

Ish deputeti i PD Klevis Balliu, në një intervistë për Ora News ka deklaruar se vetëm në nj♪7 regjim, bashkia e Tiranës me 10% të votave arrin të shembë një histori të tërë.

Sipas tij, u shemb një histori për kulla dhe qendrën tregtare të oligarkut të rradhës.

Klevis Balliu: ”Në një regjim ndodh që një pakicë si bashkia e Tiranës me 10% të votave arrin të shembë një histori të tërë. Një monument kulture, dhe vjedh tokën e qytetarëve. Dhe për çfarë? Për 4-5 më shumë kulla nga ato 1,800 kulla që ka dhënë leje ndërtimi Erion Veliaj. Shembet një histori e tërë, dhunohen artistët, intelektualët, gazetarët. Janë dhunuar në mënyrë çnjerëzore. Kam qenë aty, kamerat e tyre janë marrë janë hedhur, ata vetë janë hedhur si leckë. Dhunohet një shoqëri e tërë për 3 kulla të tjera, meqënëse e ka marrë kaparin Erion Veliaj dhe Edi Rama. Shembet një histori e tërë për qendrën tregtare të një oligarkut të rradhës. Vjedhja, korrupsioni, dhuna policore, dhuna e Edi Ramës dhe Erion Veliajt është kthyer në normë dhe standard. Është detyrimi jonë kombëtar të rezistojmë dhe të luftojmë për atë ç’ka është e drejtë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu