Balla: Parlamenti Europian po voton rezolutën mbështetëse për Shqipërinë

0
Gjigandi

Deputeti i PS-së, Taulant Balla mori pjesë ditën e sotme në Konferencën e jashtëzakonshme të presidencës së Partisë Socialiste Europiane në prag të Këshillit Europian.

Përmes një postimi në Facebook, Balla shkruan se Parlamenti Europian po voton rezolutën mbështetëse për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Postimi i plotë

”Sot pasdite mora pjesë në Konferencën e jashtëzakonshme të presidencës së Partisë Socialiste Europiane në prag të Këshillit Europian, e cila mblodhi sëbashku kryeministra të disa prej vende anëtare të BE, komisionerë, Presidentin e PE David Sassoli, Presidenten e Grupit Socialist&Democrat në PE, si dhe kryetarët e partive anëtare të PES.

Mesazhi i Konferencës për Këshillin Europian ishte: “Rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë duhet të promovojë një agjendë progresiste, të forcojë sistemet shëndetësore dhe mirëqenien sociale, si dhe të promovojë një model të ri të rritjes ekonomike”.

RonaTyra

Gjithashtu në këtë momente Parlamenti Europian po voton Rezolutën mbështetëse për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu