Pas përfshirjes në zonat e gjelbra, në Elbasan u hap edhe tregu industrial. Por pjesa më e madhe e tregtarëve u ankuan se në dy ditë nuk kanë bërë asnjë shitje. Pandemia thonë ata ka ndikuar shumë tek blerësit, dhe nëse situata nuk ndryshon ata rrezikojnë falimentin.
Kjo tregtare në tregun industrial të Elbasanit thotë se në dy ditë nuk ka bërë asnjë shitje.
Ndërsa një tjetër thotë se ka bërë vetëm 200 nga 700 lekët që i kushton në ditë vetëm qiraja.
Që prej të hënës kur tregu u hap për herë të parë pas dy muajve kufizime të pandemisë, blerësit janë të paktë.
Tregtarët kanë nisur të bëjnë llogarite sipas të cilave duhet mrekulli për ti shpëtuar falimentimit.
Tregues është rënia e tregtarëve. Pak vite me parë ishin 180, sot janë vetëm 50.
Kanë përfituar pagën e luftës por ata thonë se ajo nuk u ka mjaftuar as për të mbuluar shpenzimet e qirasë dhe siguracioneve.
Me përfshirjen në hartën e gjelbër Elbasani po rikthehet drejt normalitetit.