Demet Özdemir njihet për rolin e saj si protagoniste në serialin “Erkenci Kuş” (Zogu i Hershëm), në të cilin luajti me Jan Yaman.
Së fundmi ka realizuar një video live në instagram dhe ka ndarë informacione të rëndësishme për jetën e saj.
“Jam shumë e padurueshme dhe jotolerante. Kurrë nuk u jap urdhra njerëzve të tjerë. Unë, vetvetiu, jam e ngathët në gjithçka, por jam shumë e përpiktë.”- është shprehur Demet.
Aktorja njihet edhe për marrëdhëniet ‘e dështuara’, pasi në çdo serial ka kaluar një romancë, por që fatkeqësisht asnjëra prej tyre nuk ka zgjatur.
Por si e mori vendimin që të aktronte?
“Prindërit e mi gjithmonë donin që unë të kisha një pozitë të mirë dhe të fitoja para. Jam bërë aktore në mënyrë që prindërit të ishin krenarë për mua.”-pranoi ajo.
Ashtu si dhe shumë të tjerë, edhe Demet ka gjetur mënyra të ndryshme për të kaluar kohën në karantinë, duke eksploruar dhe provuar gjëra të reja.
“Gjatë periudhës së karantinës, kam kuptuar që jam mirë në pastrimin e dyshemesë.”- ka thënë ajo.
Por duket se përveç aktrimit, Demet ka edhe ëndrra të tjera: “Dua të hap një qendër për kafshët gjatë verës tjetër. Kam plane të mira për vajzat jetime.”
Aktualisht, ajo është e angazhuar me serialin “Doğduğun ev kaderindir” (Shtëpia ku ke lindur është fati yt), por ai është ndërprerë nga Covid-19.