15 kushte në raportin e PE-së për Shqipërinë

0
Gjigandi

Në kohën kur pritej që BE-ja të finalizonte kornizat negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Parlamenti Evropian (PE)  miratoi 15 kushtet që Shqipëria duhet t’i përmbush përpara se të fillojë negociatat për anëtarësim.

Amendamenti i grupit të Partive Popullore Evropiane me 15 kushtet për Shqipërinë u miratua me 388 vota pro, 280 kundër dhe 19 abstenime. 15 kushtet që Gjermania, Franca, Holanda, Danimarka dhe Spanja i kishin propozuar që nga marsi, përfshijnë: miratimin e reformës zgjedhore dhe vazhdimin e reformës në drejtësi, progres në reformën e administratës publike, funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të lartë, ngritjen e strukturave kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, uljen e numrit të azilkërkuesve dhe të tjera.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu