Qeveria Zviceriane do të investojë në rehabilitimin e ujerave të zeza dhe të bardha në qytetin e Lezhës.
Projekti përfshin ndërtimin e ujësjellësave në Gocaj-Kakarriq dhe Kodërmalej si dhe në shërbimin zjarrfikës.
Për këtë qëllim ambasadori Zvicerjan në Shqipëri Adrian Maître zhvilloi një takim në Bashkinë e Lezhës.
”Ne do të investojmë jo vetëm në sistemin e ujit të pijshëm por edhe në trajtimin e ujërave të ndotura. Kjo më është dukur shumë interesante dhe kam dashur ta vizitoj vetë qytetin e Lezhës. E kam parë nga afër sistemin e ri ujësjellës të këtij qyteti. Kemi biseduar edhe me ministrin për këtë projekt dhe si mund ta zbatojmë edhe në zona të tjera. Elementi i bashkëpunimit dhe i trajtimit në mënyrë të përbashkët është aspekti më pozitiv i kësaj gjëj”, tha Adrian Maitre, Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Kryebashkiaku Pjerin Ndreu i konsideruan investimet ndihmë të rëndësishme për qytetin.
”Ne duam që së bashku të punojmë për të krijuardy modele unike në Shqipëri”, u shpreh Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
”Lezha është një vend me risk shumë të lartë përsa i përket përmbytjeve por dhe me një rrjet shumë të amortizuar të kanaleve të ujërave të zeza. Disiplinimi i këtyre dy aspekteve do ta bëjë Lezhën që qytet mund të ecë përpara”, tha kryebashkiaku Pjerin Ndreu.
Me zbatimin e projektit të rehabilitimit të ujerave të bardha e të zeza, synohet të minimizohen dhe përmbytjet që shkaktohen në vazhdimësi sa herë ka reshje shiu.