Tritan Kalo: Ne po ia dalim dhe do ta fitojmë betejën me COVID-19

0
Gjigandi

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, përmes një postimi në “Facebook” shkruan se mjekët janë në shërbim të qytetarëve për çdo rast, si kur kërkojnë ndihmë në përballjen me çdo sfidë për ruajtjen e shëndetit, ashtu edhe në sfidën me koronavirusin.

I emocionuar tregon për surprizën që ai dhe stafi i Infektivit morën nga një çift të moshuarish nga Shkodra që pasi fituan betejën me COVID-in dhe në shenjë falenderimi u dërguan një letër dhe çokollata.

“MIRËNJOHJA është VIRTUT i njerëzve FISNIKË, jo të pakët në TROJET ARBËRORE…15.05.2020…Një falenderim zemre edhe prej nesh për të dy pjestarët e moshuar të Familjes KRAJA, të cilët ja dolën mbanë me sukses përballjes me SFIDËN COVID-19…

Letra e tyre e ndjerë dhe kutia plot çokollata të dërguara në shenjë falenderimi në adresën e KOLEKTIVIT të Shërbimit Infektiv në QSUT, na ngjalli sot shumë emocione të veçanta….

Mesazhe të tilla mirënjohje janë një MOTIVIM edhe më i madh në PUNËN, PËRKUSHTIMIN dhe PROFESIONALIZMIN tonë të përditshëm….BASHKËQYTETAR….Ju respektojmë e ju duam shumë…Jemi këtu për çdo rast, që jo do të kërkoni ndihmesën tonë në përballjen me çdo sfidë për ruajtjen e shëndetit, dhe jo vetëm në përballjen me sfidën Covid-19…VIJONI me DURIM të zbatoni këshillat tona…

RonaTyra

Janë vetëm e vetëm këshilla mëndjesh dhe zëmrash MANTELBARDHËSH mëndje-hapur dh të përkushtuar në betejën e triumfit të jetës, përballë sëmundjesh të vështira e më pasoja jo rrallë jetëmarrëse të tyre….Së BASHKU dhe me MIRËBESIM reciprok, NE po ja dalim dhe do vijojmë t’ja dalim mbanë edhe në të ardhmen sikundër sot në sfidën jo vetëm ndaj Covid-19!!!shkruan ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu