Telefona kontrabandë, arrestohet “tregtari” në Tiranë

0
Telefona kontrabandë, arrestohet “tregtari” në Tiranë
Gjigandi

Tiranë – Tregtonte aparate celulare, të dyshuar kontrabandë, procedohet penalisht një shtetas.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar proceduan penalisht shtetasin D. R., 35 vjeç, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Shitja e paautorizuar e kartave sim”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 8 aparate celulare të ndryshëm, për të cilat nuk dispononte faturë tatimore, të dyshuar kontrabandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu