Tiranë, vdes Nehat Kulla, në 1997 i vuri vetes nofkën “gjenerali”

0
Gjigandi

Ndërron jetë në moshën 67-vjeçare Nehat Kulla, i njohur ndryshe edhe si “gjenerali”

Në korrik 2019 Kulla doli nga burgu pasi kishte përfunduar dënimin me 20 vjet burg për vrasjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish-shoferi i ish-zv/ ministrit të Arsimit, Halit Shamata.  Ai u bë i njohur në vitet 1997-1998 në Tiranë pasi drejtonte bandën me emrin e tij.

Kulla ndërroi jetë për shkaqe natyrale, ndërsa një muaj më parë kishte humbur të vëllanë të infektuar me COVID-19

“Gjenerali” –  Në dhjetor të vitit 1996 ishte dënuar me 11 vjet burg për vrasjen e Petrit Moriçenit dhe vëllezërve Neziri, njëri prej të cilëve me detyrë polic pranë komisariatit 4 në Tiranë.

Në vitin 1997 arratiset nga burgu, por arrestohet më 12 Shtator 1999 në aksin rrugor Peqin-Elbasan. Në makinën e Kullës policia gjeti disa armë, të cilat hodhën dhe akuzën e parë ndaj tij.  

RonaTyra

Në 1997 Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, mbanin repartin e xhenios nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.

 Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, ku u garantonte banorëve të Kinostudios dhe Tufinës qetësinë, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij. Banda e tij kreu shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme.

Prokuroria kërkoi dënimin dhe për vrasjen e Fatmir Thaçit por u lirua  nga gjykata.

Në vitin 2001, ai rikthehet në qeli nën akuzën e rrahjes së një grupi gazetarësh dhe dënohet me 5 vjet burg, por lirohet sërish për sjellje të mirë.

Në vitin 2005, pas ardhjes në pushtet të të djathtëve, ai riarrestohet dhe dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-Ministrit të Brendshëm Halit Shamata. Denim qe e vuajti deri ne 2019. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu