Simptomat / Ja për sa ditë mund të na infektojë me grip një i sëmurë

0
Gjigandi

Që nga nisja e vitit, strukturat shëndetësore të të gjitha niveleve po përballen me një fluks të lartë pacientësh, që paraqiten çdo ditë për kujdes të specializuar mjekësor për shkak të ndërlikimeve të shkaktuara nga infektimi me virusin e gripit. E ndërsa shifrat e të prekurve vijojnë të jenë në rritje, autoritetet e shëndetit publik bëjnë me dije se fëmijët, të moshuarit  me sëmundje kronike, janë ata që po manifestojnëmë shumëndërlikime, për të cilët apelohet për mosneglizhim të vaksinimit kundër gripit.

Gripi është një një ndër sëmundjet ngjitëse respiratore e shkaktuar nga virusi i gripit që infekton hundën, fytin, dhe mushkëritë. Virusi i gripit përhapet zakonisht nga pikëzat që lëshojnë në ajër personat me grip kur kolliten, tështijnë apo flasin. Në raste më të rralla, një individ mund të infektohet duke prekur objekte të ndotura me virusin e gripit dhe më pas ai i kalon në gojën apo në hundën e tij me duart e infektuara.

Autoritetet e shëndetit publik sqarojnë se çdokush mund të sëmuret nga gripi dhe mund t’ia transmetojë personave që ka pranë, edhe pa pasur ndonjë simptomë të dukshme. “Ju mund të infektoni të tjerët 1 ditë para se të shfaqni simptomat, si dhe 5 deri në 7 ditë pasi keni zhvilluar simptomat e gripit. Kjo do të thotë që mund t’a transmetoni virusin dikujt tjetër, përpara se ta kuptoni edhe vetë që jeni sëmurë, teksa e transmetoni atë edhe kur jeni të sëmurë. Individë të tjerë mund të jenë të infektuar me virusin e gripit, por nuk kanë simptoma. Gjatë kësaj periudhe këta individë mund të transmetojnë virusin e gripit tek të tjerët, duke e transmetuar në një rreth edhe më të gjërë virusin”, sqarojnë ekspertët e shëndetit publik.

Sipas tyre, më të rrezikuarit për t’u prekur nga format më të rënda tëgripit janë personat mbi 60 vjeç, të sëmurët kronikë, personeli shëndetësor, fëmijët e vegjël, si dhe gratë shtatzana. Kujdes të shtuar duhet të tregojnë veçanërisht, personat me sëmundje kronike dhe imunodeficience (si: sëmundje kardiovaskulare, obstruktive të mushkërive, kronike të veshkave, kronike të heparit, diabet, astma bronkiale, tumore/kancer), dhe personat obezë.Këto janë edhe kategoritë që në këtë peirudhë nuk duhet që të neglizhojnë kryerjen e vaksinës mbrojtëse për të reduktuar komplikacionet që kjo sëmundje mund të shkaktojë në shëndetin e tyre.

Simptomat që e shoqërojnë gripin janë: ethe, temperaturë, hundë të zëna, kollë, lodhje, dhimbje koke, dhembje muskujsh e trupi, të vjella dhe diarre (e cila shfaqet më shpesh tek fëmijët se sa tek të rriturit. Simptomat e gripit mund tënisin menjëherë dhe mund të zgjasin nga pak ditë, deri në dy javë.Shumica e njerëzve shërohen shpejt, por ndonjëherë gripi mund të shkaktojë komplikacione serioze, duke përfshirë pneumoninë dhe bronshitin, apo edhe pasojat fatale për jetën. Gripi mund të përkeqësojë problemet shëndetësore ekzistuese, siç janë sëmundjet e zemrës dhe të mushkërive. Kjo veçanërisht kur në qarkullim tashmëështë edhe Covid-19. Ndaj dhe mënyra më e mirë për të parandaluar gripin është duke bërë vaksinën e gripit, e cila mund të aplikohet përgjatë gjithë sezonit të dimrit.

RonaTyra

Vaksinimi ndihmon duke ulur rrezikun e infektimit nga gripi, duke ulur rrezikun e përkeqësimit të sëmundjes, shtrimit në spital dhe vdekjes, ndihmon në parandalimin e përhapjes së gripit në familje, miq dhe të tjerë. Vaksina e gripit sezonal mbron ndaj viruseve të gripit të cilët mendohet se do të qarkullojnë këtë sezon. Kundërtrupat krijohen në organizëm dy javë pas kryerjes së vaksinës. Kundërtrupat mbrojnë ndaj infeksioneve të shkaktuara nga viruset të ngjashme ose të njëjtë me ato me të cilat është prodhuar vaksina.

Çdo person mund të paraqitet për të bërë vaksinën në qendrat më të afërta me vendbanimin e tyre. Çdo qendër shëndetësore, poliklinikë dhe spital ka të përcaktuara mjediset përkatëse për vaksinimin ndaj gripit, të njëjta me ato ku ofrohet vaksinimi ndaj Covid-19 mundësisht të veçuara nga ambientet ku hyjnë personat e tjerë për të marrë shërbim shëndetësor, ku hyrja dhe dalja janë të kontrolluara. Çdo qendër shëndetësore apo spital jep mundësinë për vaksinimin e të gjitha kategorive të përmendura.

Kujdes me antibiotikët!

Një tjetër fenomen shqetësues në trajtimin e gripit mbetet edhe keqpërdorimi i antibiotikëve. Në këtë drejtim, bluzat e bardha sqarojnë se duhet të bëni kujdes dhe të mos merrni vetë antibiotikë nëpër farmaci, pasi nuk janë të nevojshëm në trajtimin e gjendjeve gripale. Sipas tyre, antibiotikët luftojnë infeksionet e shkaktuara nga bakteret. Ato nuk veprojnë në infeksionet e shkaktuara nga viruset, sikundër ndodh me gripin. Disa nga infeksionet bakteriale më të zakonshme që duhen trajtuar me antibiotikë janë: “Tonsiliti (bajamet), pneumonia, infektionet urinare, infeksionet që merren ndërmjet kontaktit seksual”, etj. Përdorimi i antibiotikut duhet të bëhet vetëm sipas rekomandimit të dhënë nga mjeku, pasi kryerjes së vizitës pranë tij.

Rreziku nëse jeni mbi 65 vjeç:

Gripi, për ju që jeni mbi 65 vjeç, mund të rrezikojë seriozisht shëndetin. Sipas të dhënave, rezulton se 80 deri 90 për qind e të gjitha vdekjeve ndodhin tek njerëzit mbi 65 vjeç si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga gripi. Gjithashtu të moshuarit zënë numrin më të madh të pacientëvë me grip të cilët kanë nevojë për t’u shtruar në spital për shkak të gripit, sesa individët e grup-moshave më të reja. Kjo ndodh, pasi sistemi imunitar dobësohet me kalimin e moshës dhe bëhet më i cënueshëm nga infeksionet e ndryshme përfshi këtu edhe gripin. Për të parandaluar këto komplikime, të moshuarit mbi 65 vjeç nuk duhet të neglizhojnë marrjen e vaksinës.

Si të veproni për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga gripi?

  • Lani duart.
  • Pastroni hundët me shami njëpërdorimshme.
  • Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini.
  • Evitoni ambientet e mbipopulluara dhe me shumë njerëz.
  • Ruani një temperaturë të qendrueshme brenda banesave tuaja.
  • Ajrosni vazhdimisht ambientet ku rrini.

Kur jeni të sëmurë:

  • Qëndroni në shtëpi, kufizoni daljen në ambiente të ftohta.
  • Konsumoni ushqime të ngrohta.
  • Pini sa më shumë lëngje.
  • Kufizoni kontaktet direkte dhe indirekte (nëpërmjet objekteve).

 

Disa arsye pse duhet të vaksinohemi për gripin?

  • Vaksinimi ndaj gripit ju mbron nga gripi. Duke mbrojtur veten ndaj gripit ju mbroni dhe njerëzit që ju rrethojnë, të cilët mund të jenë më të ndjeshëm ndaj komplikacioneve të shkaktuara nga gripi.
  • Vaksinimi ndaj gripit mund të ndihmojë në mbrojtjen e individëve të cilët janë në një risk më të lartë për t’u sëmurur rëndë nga gripi si; të moshuarit, gratë shtatzëna, individët me sëmundje kronike, fëmijët dhe sidomos foshnjat deri në 6 muaj, të cilët janë shumë të vegjël për t’u vaksinuar.
  • Vaksina ndaj gripit nuk mund të shkaktojë gripin, pasi ajo nuk përmban asnjë virus të gjallë.
  • Vaksinat ndaj gripit janë të sigurta. Ato janë tëmirë testuara dhe kanë rezultate të shkëlqyera mbrojtëse. Problemet serioze nga vaksina e gripit janë shumë të rralla. Efektet anësore më të zakonshme nga vaksina e gripit janë pak dhimbje dhe skuqje në vendin e injeksionit e cila kalon pas 1 ose 2 ditësh, temperaturë të lehtë dhe kruarje.
  • Vaksinimi ndaj gripit mund të reduktojë rrezikun për gjendjet e rënda shëndetësore që lidhen me gripin si: shtrimet në spital dhe deri vdekjet. Vaksina funksionon. Në 10 vitet e fundit, vaksina ka dhënë mbrojtje ndaj gripit dhe ajo është akoma mënyra më e mirë për të luftuar gripin këtë dimër.
  • Vaksinimi ndaj gripit ju ndihmon që t’a kaloni më lehtë atë, nëse sëmureni prej tij.
  • Pavarësisht se mund të mos jeni sëmurur më parë nga gripi, viruset e gripit pësojnë mutacione, prandaj duhet të vaksinohemi çdo vit për të pasur mbrojtje sa më të mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu