‘S`është lojë, rrezikohet jeta’, Manastirliu publikon foton e pacientit me simptoma të rënda të Covid-19

0
Gjigandi

Ministrja Manastirliu ka publikuar një foto të një pacienti me simptoma të rënda të Covid-19 ku shihet një infermiere duke u kujdesur për të.

Manastirliu më tej ka apeluar sërish për të mbajtur maskën dhe për të respektuar distancimin social.

Mesazhi i Manastirliut:

“SPITALI INFEKTIV

RonaTyra

Kjo është kryeinfermiere Merita Sefa, e cila po i shërben njërit prej pacientëve, që aktualisht po trajtohet për simptomat e rënda të virusit të rrezikshëm në spitalin infektiv. Nuk është lojë, rrezikohet jeta! Sepse, siç thonë mjekët, të cilët janë çdo ditë pranë pacientëve, sëmundja është tinzare!

A mundemi ne ta kufizojmë përhapjen e COVID19? PO, nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri. Nuk është zgjidhje trajtimi në spital, por parandalimi:

Respekto distancën

Vendose maskën

Ruaj higjienën vetjake dhe kolektive”, shkruan Manastirliu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu