Tiranë: Diplomatët perëndimorë, optimistë për reformën zgjedhore

0
Gjigandi

Diplomatët amerikanë dhe europianë në Shqipëri nxitën sërish forcat politike shqiptare të premten që të përfundojnë reformën zgjedhore, ndërsa janë angazhuar ta mbyllin atë më 31 maj në tryezën e përbashkët.

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim deklaroi se “sot u bë më shumë përparim dhe 2-3 çështje kanë mbetur. Partitë duhet të punojnë gjatë fundjavës për të arritur marrëveshjen brenda 31 majit, siç kanë premtuar”.

Ambasadorja Kim i bëri këto komente pas tryezës së sotme të Këshillit Politik. Ajo shtoi se “askush nuk merr gjithçka që dëshiron gjatë negociatave”, duke iu drejtuar partive: “Jeni shumë pranë; mos ndaloni, mos zhgënjeni”.

Edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, deklaroi se “e rëndësishme është që ka përparim në reformën zgjedhore në Këshillin Politik.

Ambasadori Soreca tha se “BE mirëpret qëndrimin konstruktiv nga të gjitha palët dhe i ftojmë ata të vazhdojnë të punojnë me qëllim të arritjes së një marrëveshje të përgjithshme deri më 31 maj. Ne duam që Shqipëria të ecë përpara drejt integrimit në Bashkimin Europian” – shtoi ambasadori Soreca.

RonaTyra

Këshilli Politik diskutoi sot për disa orë çështjet e fundit që kanë mbetur hapur në bisedimet mes palëve.

Midis tyre janë verifikimi biometrik i zgjedhësve në çdo qendër votimi të Shqipërisë, qeveria tranzitore, riformatimi i KQZ-së./Voa/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu