Të maskuar dhe të armatosur, 2 persona vjedhin kasafortën me 500 mijë lekë te Drejtoria e Patentave

0
Gjigandi

Dy persona të dyshuar të armatosur kanë hyrë gjatë natës brenda Drejtorisë Rajonale të Transporteve në Kashar, duke marrë njërën prej kasafortave me shumën prej 50 mijë lekësh të reja.

 Vjedhja është konstatuar nga punonjësja sanitare e objektit e cila ka njoftuar rojet e sigurisë private dhe me pas është njoftuar dhe policia.

”Me datë 24.06.2020, rreth orës 07:45, është njoftuar salla operative se gjatë natës, në Kashar, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur  kasafortën e një objekti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gazetari i Ora news Besar Bajraktaraj, informon se lëvizjet e autorëve në objekt janë filmuar nga kamerat e sigurisë. Për këtë ngjarje është ngritur grupi hetimor që deri më tani ka përcaktuar shumën e grabitur dhe identifikuar automjetin me të cilin janë larguar autorët.

Autorët kanë qenë të maskuar dhe të artmatosur në momentin që kanë kryer vjedhjen e kasafortës.

RonaTyra

Policia ka marrë në pyetje punonjësen që ka konstatuar vjedhjen, punonjës të tjerë dhe rojet e sigurisë private. Hetimet po kryehen nga komisariati nr.6 ku janë shoqëruar disa persona të skeduar me precedent penalë në zonën e Kasharit dhe Kombinatit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu