Mbajtja e syzeve optike dikur konsiderohej nevojë për të gjithë ata persona që kishin pro. bleme me shikimin, por vitet e fundit ato qëndrojnë shumë mirë edhe si një aksesor që plotëson look-un e një personi.
Por si çdo aksesor tjetër, syzet shpeshherë mbledhin papastëritë e ambientit, për të mos folur për njollat e fondotinës të përziera me djersë dhe gër. vishtjet që duket sikur tubullojnë shikimin.
Por e dini se ekzistojnë disa truke të thjeshta pastrimi që i bëjnë syzet tuaja si të reja? Ne do t’iu listojme 2 prej tyre :
Sodë buke dhe ujë: Fshini fillimisht sipërfaqen e xhamtë të syzeve me një lecke me mikrofibra. Më pas shtoni në një pjatë 1 lugë çaji sodë buke dhe 1 lugë çaji ujë. Përziejini derisa të formohet një pastë dhe me të lyeni syzet duke i fërkuar me mollëzat e gishtave. Në fund shpëlajini me ujë të rrjedhshëm.
Uthullë e bardhë rrushi: Uthulla e bardhë e rrushit jo vetëm që shërben si një pastrues për pastrimet e vështira të tualetit dhe veshjet e bardha, por njëkohësisht edhe për pastrimin e syzeve.
Hidhni në një sfungjer pak uthull të bardhë rrushi dhe fërkoni pjesën e brendshme dhe të jashtme të syzeve. Më pas lajini me ujë të bollshëm dhe fshijini me napë pambuku.