Situata në burgje, Ismaili raporton në komisionin e sigurisë kombëtare

0
Gjigandi

Disa nga të dënuarit që përfituan leje të përkohshme pas situatës së pandemisë janë rikthyer në qeli pasi kanë shkelur rregullat. Megjithatë drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Agim Ismaili nuk arriti ti shpjegoi deputetëve të komisionit të sigurisë kombëtare si arriti të depërtoi COVID-19 në qelitë e sistemin penitenciar, duke infektuar 21 të dënuar.

Të gjithë shtetasit e dërguar në burg me masë sigurie gjatë situatës së pandemisë,  janë vendosur në dhoma observimi dhe monitorohen për 14 ditë. Ndërkohë nga 402 të dënuar me leje të përkohshme disa prej tyre janë rikthyer në qeli.

“Në lidhje me aktin normativ Nr. 7 datë 23.03. 2020 për qëndrimin e përkohshëm  në shtëpi të të burgosurve, kriteret ishin qartësisht të përcaktuara, të  ndara  dy kategori: ato që kishin të bënin me kohën e mbetur të dënimit dhe veprën penale për të cilën  janë dënuar. Nga përllogaritjet tona këto kritere i plotësonin rreth 570 të dënuar”, tha z. Ismaili.

Megjithatë drejtori i përgjithshëm i burgjeve nuk e ka zbuluar ende si coronavirusi hyri në paraburgimin 302 dhe 313.

Nga të burgosurit që kanë përfituar lejen e përkohshme, 25 prej tyre nuk do të rikthehen më në qeli pasi e përfundojnë dënimin ndërsa këtë të premte u regjistrua një tjetër rast ku një 26-vjeçar i cili duhet të vuante dënimin në banesë, ka thyer lejen dhe për këtë arsye është ri-arrestuar.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu