Sipas hulumtimeve, dimri është sezona kur ndodhin më shumë vjedhje.
Netët e gjata e të errëta janë të përshtatshme për hajdutët të cilët do ta shfrytëzojnë çdo mundësi për t’jua marrë gjërat e vlefshme që i keni.
Dhe është koha kur duhet të kujdeseni ekstra kur e lini shtëpinë vetëm – e posaçërisht në mbrëmje.
Mbyllja e dyerve dhe dritareve është qartazi hapi i parë që duhet ta bëni, por gjithashtu duhet t’i mbani gjërat e vlefshme larg pamjes nga dritaret.
Edhe sistemet e alarmit janë efikase.
Por, ku duhet t’i fshihni gjërat e vlefshme që i keni brenda shtëpisë?
Ekspertët thonë se familjet duhet të shmangnin fshehjen e gjërave të vlefshme në dollapët dhe raftet e dhomës së ndejës, në tigan dhe në kasaforta të mbyllura që nuk janë të siguruara në muri apo në tokë – pasi që këto janë vendet të cilat më së pari i kontrollojnë hajdutët.
Në vend të këtyre, gjërat e vlefshme mundohuni t’i fshihni në produkte të kuzhinës (për shembull në paketime të pastave), në kuti të lodrave të fëmijëve, etj.
Hajdutët kanë bërë vet të ditur se dhomat e fëmijëve janë hapësira që rrallëherë futen, duke e konsideruar këtë akt si “rregull të pashkruar”.
Lërja e ditës ndezur, kamerat e sigurisë dhe mbyllja e dyerve e dritareve janë opsione të mira për t’i parandaluar vjedhjet.