Shtimi i rasteve me covid19, Basha: Munguan testet, s’u mbyllën fasoneritë dhe call centerat

0
Gjigandi

Në lidhje me situatën e rënduar të koronavirusit në vend reagoi edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Sot u shënuan 82 raste të reja me covid19 në Shqipëri, ndërsa Basha bën përgjegjës për këtë situatë kryeministrin Rama.

Sipas Bashës nëse Rama do të kishte bërë testime si në çdo vend tjetër, ne do ta dinim ku dhe si po përhapet koronavirusi.

”Nëse Rama do të kishte bërë testime si në çdo vend tjetër, ne do ta dinim ku dhe si po përhapet koronavirusi.  E kam ngritur këtë çështje me qindra herë, javë pas jave duke nënvizuar se testimi është element shumë i rëndësishëm edhe për strategjinë e daljes.

I kërkova të mbrojë mjekët dhe personelin në spitalet e qendrat shëndetësore, të mbyllë fasoneritë dhe call centerat, si vatrat më të mëdha që rrezikonin infektimin masiv, siç dhe ndodhi. Po ai nuk bëri asgjë.

RonaTyra

Propozuam edhe planin për një dalje sa më të lehtë për njerëzit nga karantina, pa rrezikuar shëndetin e tyre dhe duke mbështetur njerëzit në nevojë dhe ekonominë. Sepse shëndeti i qytetareve dhe ekonomia janë prioriteti absolut”, shkruan Basha.

Por sipas tij Rama nuk ka marrë parasysh asnjë nga sugjerimet e opozitës pasi e ka pasur mëndjen tek tenderat sekretë.

“Por Rama e kishte mendjen tjetërkund: te shfaqjet dhe zdërhalljet me orë para ekranit si narcisti para pasqyrës, tek tenderat sekretë me miliona euro vjedhje në kohë pandemie, te pagesat nga taksat e shqiptarëve për inceneratorët dhe landfillet e Bandës së Lushnjës, dhe jo të siguronte testimet e duhura apo të mbështeste qytetarët në vështirësi dhe ekonominë në krizë të thellë.

Sot të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se kërcënimi më i madh për shëndetin e tyre dhe për ekonominë e tyre është RAMAVIRUSI: ai është e keqja e vendit”, thekson Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu