A mund të ndërhyjë qeveria të mbajtur në kontroll çmimin e naftës? Ja si përgjigjet eksperti i ek…

0
A mund të ndërhyjë qeveria të mbajtur në kontroll çmimin e naftës? Ja si përgjigjet eksperti i ek…
Gjigandi

Brenda pak orësh çmimi naftës u rrit me 24 lekë, duke shkuar në 234 lekë për litër. Shumica e drejtuesve të automjeteve thonë se kosto po bëhet e papërballueshme.

Ndërkohë, eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Muça është shprehur se tregtarët e shumicës por edhe të pakicës, po përfitojnë nga situata e luftës në Ukrainë.

I pyetur se çfarë ka në dorë qeveria për të ndikuar tek rritja e çmimeve të hidrokarbureve, u shpreh se kjo e fundit, duhet të bënte një monitorim.

Everest Dedaj: Duket se Shqipëria ka prekur çmime rekord përsa i përket hidrokarbureve, por deri më tani nuk  ka një masë apo një parashtrim se si mund të mbahet nën kontroll apo për të ulur çmimin. Në gjykimin tuaj mund të ketë një ndërhyrje të qeverisë për të mbajtur në kontroll çmimin apo për të ndikuar te çmimi i hidrokarbureve?

Klodian Muço: Nëse ne do të shikojmë se si përcaktohet çmimi i hidrokarbureve, nisim nga taksat që shkojnë deri në 77.5 lekë, që shkojnë taksat. Ndërsa 20% është TVSH. Çmimi final shkon diku 120 deri 130 për litër, pjesa e tjetër është çmimi i blerjes plus pmarshi i fitiit të tregtarëve të shumicës dhe të pakicës.

RonaTyra

Sot pamë që kishte një rritje të 2 % të çmimit të naftës. Kjo tregon abuzim të tregtarëve të shumicës dhe pakicës. Qeveria në këtë rast mund të bënte një monitorim. Të kontrollonte që tregtarët të mos abuzonin nga situata e luftës. Gjëja e parë që mund të bënte është kontrolli i rritjes së çmimeve të naftës në mënyrë unanime nga të gjithë tregtarët. Kjo është ajo që ka në dorë që ka qeveria sot për sot. Pjesa tjetër është relativisht e vështirë, siç mund të diskutohet reduktimi i akcizës apo reduktimi i çmimeve i disa taksave që mund të krijonte një gropë në të ardhurat e shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu