Shqipëria rihap të gjithë kufijtë tokësorë

0
Gjigandi

Shqipëria ka rihapur të gjithë kufijtë tokësorë dhe ka mundësuar lëvizje të lirë të njerëzve nga dita e hënë, ndonëse aktivitetet masive vazhdojnë të jenë të ndaluara deri më 23 qershor.

Pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus javën e kaluar, situata është “stabile”, ka thënë një zyrtar shëndetësor.

Shqipëria deri më tani ka regjistruar 1,143 raste me koronavirus, prej tyre 33 pacientë kanë vdekur.

Ndeshjet e shumëpritura të futbollit do të rikthehen këtë javë, pa tifozë.

Parqet dhe palestrat janë rihapur të hënën, derisa dyqanet veçse kanë qenë të gatshme t’i shërbejnë konsumatorët.

RonaTyra

Me qëllim të rikthimit të turizmit, Shqipëria ka hapur plazhet dhe hotelet po ashtu nga dita e hënë.

Banka Botërore ka parashikuar që ekonomia e Shqipërisë do të tkurret për 5 për qind, nëse shumica e aktiviteteve rikthehen në fillim të verës, apo 6.9 për qind, nëse një gjë e tillë ndodh më vonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu