Ersekë, 10 mësues me Covid/ Mbi 200 fëmijë nuk mund të ndjekin mësimin e plotë

0
Gjigandi

10 mësues të kësaj shkolle 9 vjeçare në Ersekë u vetë izoluan pasi sanitarja e shkollës rezultoi pozitive për Covid 19. Në 13 shtator, një ditë para hapjes së shkollës mësuesit njoftuan për disa nga klasat e ciklit fillor se nuk do të zhvillonin mësimin për shkak të situatës. 

Top Channel disponon mesazhet e dërguara nga mësuesit për të njoftuar prindërit. Janë mbi 200 nxënës në këtë shkollë një pjesë e të cilëve nuk po munden te bëjnë mësim ndërsa më të rriturit nuk po zhvillojnë mësimin për disa lende. Përveç procesit mësimor shqetësim për ta dhe familjarët mbetet edhe frika e infektimit

Ndërkohë raste të mësuesve të dyshuar si të infektuar janë edhe në Korçë e Devoll ndërsa në Pogradec dy nxënës nuk kanë shkuar pasi janë kontakte të të infektuarve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu