Janë 14 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. 10 raste janë në Tiranë, 2 në Shkodër dhe nga 1 në Krujë e Durrës. Numri i të infektuarve ka shkuar në 1246 në total, prej të cilëve 938 janë shëruar.
Aktualisht janë 274 persona aktivë me COVID-19 në Shqipëri.
Në 24 orët e fundit janë kryer 193 testime nga të cilat janë konfirmuar 14 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, 1 në Krujë, 1 në Durrës.
Rastet e konfirmuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare te rasteve pozitive dhe disa raste të reja në proces hetimi. Pjesa më e madhe e të prekurve në 24 orët e fundit janë simptomatikë, me shenja klinike të COVID.