Shqipëria do të rihapë kufijtë tokësorë nga 1 Qershori

0
Gjigandi

Duke nisur që nga 1 Qershori Shqipëria do të hapë kufijtë e saj tokësorë me fqinjët. Këtë e bëri të ditur të dielën në mbrëmje kryeministri Edi Rama, duke shpjeguar se rinisja e trafikut ajror, do të varet dhe nga vendet e tjera, ndërsa kujtoi se fluturimet me zonën Schengen në Europë janë të mbyllura deri më 15 Qershor.

Duke ritheksuar faktin se rreziku i rikthimit të virusit “është real” dhe duke bërë thirrje për nevojën e kujdesit dhe respektimit të masave të distancimit, kryeministri njoftoi se në fillim të muajit të ardhshëm do të hapen plazhet që administrohen nga hotelet, ndërsa nga 10 Qershori dhe plazhet publike. “Këtë javë do të ngrihet një autoritet i përkohshëm licensues për plazhet, për subjektet private. Asnjë kontratë e mëpërshme nuk do njihet nëse nuk do konfirmohet nga ky autoritet licensues, dhe asnjë kontratë e re nuk do lidhet nga bashkitë nëse nuk do miratohet më parë nga ky autoritet licensues”, shpjegoi zoti Rama.

Kryeministri deklaroi se “kjo do jetë java e fundit e kufizimeve dhe orareve në Tiranë dhe qytetet tona,Por fundjava pa makina do të mbetet në fuqi dhe dy të shtuna dhe të diela, për t’u rikthyer pas sezonit të verës, çdo të dielë minimalisht, për t’ju kushtuar ajrit të pastër dhe mjedisit”.

Deri në fund të këtij muaji qeveria do të ketë dhe strategjinë e re të transportit publik. “Do të hapen pjesë-pjesë linjat, duke vënë në jetë një reformë tërësore të këtij sektori, me pjesmarrjen e shtetit me garantimin e standarteve të reja, jo thjesht në funksion të mbrojtjes së shëndetit sot por dhe të rritjes së cilësisë shërbimit në transportin publik, urban dhe ndërurban”.

Qeveria është duke përgatitur dhe një plan të rimëkëmbjes ekonomike dhe zhvillimit social “me synimin që katërmujori i fundit i vitit, të kthejë normalitetin në të ardhura për famijet dhe vetë shtetin dhe viti i ardhshëm të shënojë një kapërcim të ri përpara”, u shpreh zoti Rama./Voa/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu