Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër.
Një shtetas maroken është mbytur në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat.
Mbeten ende të paqarta shkaqet e ngjarjes.
Mësohet se ai zotëronte dokumenta franceze.
Policia ka shkuar menjëherë në vendgjarje për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë.