Është shënuar dhe rasti i dytë me COVID-19 në Sarandë.
Një 23 vjeçar banues në Manastir të Ksamilit ka rezultuar pozitiv me koronavirusi.
“Fillimisht ai shfaqi simptoma të një gripi të thjeshtë e më pas iu mor tamponi nga ku rezultoi pozitiv me COVID-19. Më pas ai u dërgua në spitalin Covid-1 në Tiranë. Që prej ditës së djeshme DVPSh Sarandë ka marrë të gjitha masat e nevojshme për izolimin e kontakteve të tij. Mëngjesin e sotëm të gjitha tamponet e kontakteve të 23 vjeçarit rezultuan negative” – raportoi gazetarja e Ora News, Anxhela Lushkaj.
Sipas burimeve, 23 dyshohet të jetë infektuar në një nga baret e Ksamilit.
Këtë të shtunë u regjistrua dhe një tjetër viktimë me COVID-19 duke e çuar totalin në 43.
Ndërsa numri i të infektuarve është rritur me 53.