Shenjat që tregojnë jeni duke rritur një fëmijë të llastuar

0
25

Asnjë prind nuk ëndërron që të rrit një fëmijë të llastuar.

Mirëpo disa herë dëshirat e prindërve për t’ia dhënë më të mirën fëmijëve dhe të ia bëjnë jetën më të rehatshme dhe më të sigurt, mund të dal ndryshe dhe jo në linjën që ata kanë dëshiruar.

Në këtë artikull mund të i gjeni disa shenja të cilat tregojnë që ju keni një fëmijë të llastuar.

Psikologët kanë qenë duke punuar në këtë problem për një kohë të gjatë. Ata e qujanë “Sindroma e llastuar e fëmijëve”, që është e karakterizuar me modele të ndryshme.

Fëmija është i sjellshëm me të tjerët, por jo me ju

Fëmija mund të sillet mirë me njerëz të tjera, por nuk shfaq asnjë mirësi me anëtarët e tjerë të familjes. Kjo është shenjë që fëmija juaj është i llastuar.

Fëmija nuk mundet të kujdeset për punët më të thjeshta të shtëpisë

Çdo prindër është përgjegjës duhet të i ndihmojë fëmijës që të bëhet i pavarur. Në moshën 3 vjeçare, fëmijët mund të i mbledhin lojërat e tyre. Në moshën 5 vjeçare, mund të ndihmojnë me detyra të vogla. Në moshën 10 vjeçare, ata mund të ju ndihmojnë rreth kuzhinës. Nëse fëmija juaj nuk pranon edhe nëse tentoni është shenjë që është i llastuar.

Fillojnë të qajnë kur nuk marrin atë çka dëshirojnë

Prindërit nuk duhet ta shmangin këtë shenjë të dukshme. Të gjithë dinë se sjellje e tillë është e zakonshme për fëmijët e llastuar. Por nuk është edhe aq e thjeshtë. Fëmijët nuk dinë si t’i shfaqin shpesh herë ndjenjat dhe emocionet, dhe për ketë arsye ata lodhen shpejt dhe qajnë.

Fëmija nuk i pelqen në aktivitete që përfshinë konkurrencën

Psikologët na bëjnë të besojmë se duhet t’i rritim fëmijët kampionë, dhe se të gjithë fëmijët duhet të marrin një ‘çmim’ e jo të traumatiozohet. Mirëpo, ata kanë ndryshuar mendjen. Prindërit duhet t’i mësojnë fëmijëve një mësim të rëndësishem edhe nëse humbim janë gjëra që do të përballemi gjatë tërë jetës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu