Këngëtari thotë se ka qenë në një lidhje me Jada Pinkett dhe Will Smith i dha leje

0
Gjigandi

huhet se Will e ka miratuar marrëdhënien e Jadas me këngëtarin e njohur.

Këngëtari amerikan August Alsina pretendon se ka patur një lidhje dashurie me Jada Pinkett Smith – bashkëshorten e Will Smith – madje Will e miratoi marrëdhënien.

Alsina, i njohur për këngën “I Luv This Shit”, në një intevistë në “The Breakfast Club” me Angela Yee, tha: “Unë në fakt bisedona më Will dhe ai më dha leje”. Sipas tij, ai u njoh me Pinkett Smith në 2015-n nga djali i saj, Jaden, madje bënë edhe pushime së bashku në Hawaii, në praninë e familjes. Alsina pretendon se ra në dashuri me Jada-n. “Unë dhashë veten te ajo marrëdhënie për vite me radhë dhe me të vërtetë, me të vërtetë, me të vërtetë e dua shumë dhe kam kaq shumë dashuri për të. Dhashë gjithë çfarë kisha deri në atë pikë sa nëse do të vdisja tani, do të isha i lumtur që gjithçka timen ia dhurova dikujt.”

Ai shtoi se “i do njerëzit e familjes Smith si familjen e tij”. “Nuk kam asgjë kundër tyre. Janë njerëz shumë të mirë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu