Shembja e Teatrit, Rama ne Kuvend: Zgjodhën betejën me kundërshtarin e gabuar

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama la të kuptohet se protesta e 17 majit ishte përgatitur nga opozita e cila dështoi.

“U turr turma e përgatitur prej shumë kohësh që e kishte hipotekuar prej dy vitesh e gjysmë kështjellën nga ku do të organizonte sulmin final vendimtar mbi dhe mbi regjimin”

“Çdo njeri ka një dobësi dhe dobësitë njerëzore dalin me shpirtin. E kur dobësia është mbi të gjitha vjen gjumi dhe kapesh në gjumë teksa je duke ëndërruar se tani më je duke triumfuar dhe hap sytë se kalaja ka rënë ka dhimbje e dëshpërim. Dhe është një dëshpërim i pangushëllueshëm sepse ngushëllohet dëshpërimi i atij dhe atyre që humbën një betejë kur kanë përcaktuar rrugën dhe objektin por nuk ngushëllohet dëshpërimi i atyre që kanë zgjedhur një betejë me rrugën e gabuar dhe objektin e gabuar se nuk po shtoj më tej kundërshtarët e gabuar. Habitem si nuk na kanë njohur akoma dhe nuk na njohim akoma. Habitem si nuk doni të kuptoni që ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”.

“Dikush më çoi mesazh e më tha: Si nuk u lodhe 21 vjet e nuk iu ndave derisa e prishe. Përgjigjja është shumë e thjeshtë: Unë nuk kam ardhur për të qëndruar në politikë për kap ca të kapësh por për të bërë sukses dhe luftuar për bindjet e mia. Nuk jam shumë i zoti për konsensus dhe nuk më vjen zor për këtë sepse unë jam I politikës së bindjeve dhe i luftës për bindjet”, ka deklaruar Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu