Policia e Sarandës godet një grup grabitësish të fshatrave të minoritetit grek.
Në pranga ka rënë Mentor Bejko, 44-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Gjashtë, Sarandë.
Ky person është me precedentë të theksuar kriminalë në fushën e vjedhjeve.
Po ashtu është prangosur edhe Flamur Kalemi, i njohur me emrin Eno, 44-vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Gjashtë, i dënuar më parë për vjedhje.
Këta dy shtetas u zbuluan nga shërbimet e Livadhjasë, pasi nuk iu bindën postbllokut të policisë në fshatin Livadhja.
Ata u ndoqën nga policia, për t’u kapur mandej në fshatin Gjashtë.
Dyshohen për një sërë vjedhje të thjeshta dhe me dhunë në fshatrat e Bashkisë Finiq.