Rikthimi i maturantëve në shkollë, Shahini sqaron rregullat dhe masat

0
16
Gjigandi

Nëpërmjet një videomesazhi drejtuar maturantëve që do të rikthehen në bankat e shkollës më 18 maj, Ministrja e Arsimit në Shqipëri Besa Shahini ka përcjellë disa prej rregullave kryesore që duhet të ndiqen gjatë qëndrimit në shkollë në mënyrë që të mbrohet shëndeti i secilit maturant dhe familjarëve, shokëve dhe mësuesve të tyre.

Rregulli i parë është vendosja e maskës para shkollës dhe rreshtimi në distancë 1.5-2 metra nga njëri-tjetri, distancë e cila duhet të mirëmbahet gjatë gjithë qëndrimit në shkollë.

“Edhe ulja në klasat tuaja është organizuar në një distancë të tillë mes njëri-tjetrit. Nëse keni nevojë të përdorni dezinfektues gjatë qëndrimit në shkollë keni në bankat e shkollës nga një dezinfektues që mund të përdoret gjatë ditës”, ka thënë Shahini.

Shahini nënvizoi gjithashtu se në hyrje të secilës shkollë dhe në korridoret e secilit kat janë të vendosur posterë me ilustrime të thjeshta të rregullave kryesore që duhet të ndiqen nga maturantët gjatë qëndrimit në shkollë.

Në fund të video-mesazhit, Ministrja e Arsimit ka theksuar edhe rregullin kryesor për parandalimin e përhapjes së viruseve i cili është larja e shpeshtë e duarve.

Në lidhje me këtë, ajo njoftoi se “para tualeteve të shkollës janë vendosur posterë me hapat që duhet të ndiqen për një larje të thellë dhe të mirë të duarve”.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu