Qeveria lejon lëvizjen pa masa mbrojtëse, ndalon debatet në studio

0
Gjigandi

Prej 9 marsit, kur kufijtë e Shqipërisë u mbyllën, rrugët e kryeqytetit dhe të të gjithë qyteteve të tjera u zbrasën.

Gjithkush nxitoi brenda mureve të banesave, si kufijtë ndarës me sëmundjen për të cilën u tha se gjendet kudo jashtë si armiku i padukshëm.

Zhurmat e makinave i zëvendësoi heshtja dhe kënga e zogjve.

Media si gjithmonë u vu përballë sfidës për të transmetuar gjithçka dhe ashtu si dhe ndodhte.

Në studio të boshatisura debate u zhvendos përmes lidhjeve online, një nga të mirat që sjell teknologjia.

RonaTyra

Rtv Ora dhe Ora News u renditën të parat në mbështetje të vendimit të AMA-s,  madje duke mos lejuar asnjë të ftuar në studio.

Pavarësisht kësaj shumë nga kolegët nuk zbatuan të plotë rekomandimin, por vetëm dy muaj pas kësaj e vetmja masë u mor vërejtje.

Gradualisht rrugët nisën të gumëzhijnë deri në orën 17:30, kur sërisht të gjithë nxituan të futen në kufijtë e banesës së tyre. E sërish heshtje.

Me urdhër e pa urdhër, të shtunë e të dielë me komanda të qarta oraresh, në fillim të moshuarit, më pas nëna me fëmijë, e në fund edhe baballarë me fëmijë, të gjithë u lejuan nga pak.

Pak nga pak me maska e pa maska, shumëkush nuk pranoi më të qëndrojë në shtëpi.

Prej datës 4 maj nisi lehtësimi me pak biznese, për të vazhduar më pas në 11 me vendimin për nisjen e aktiviteteve në qendra tregtare, dentistë, berberë e parukierë.

Ndërsa lokalet, vetëm në datën 18 do të mund të nisin aktivitetin, shpesh pa respektuar distancimin social.

Madje dhe vetë deputetët, parlamentarët që marrin vendimet e rëndësishme, në seancë tashmë nuk mbajnë më maska.

Me dhe pa buzëqeshje, me dhe pa debate që mund të shkaktojnë shpërndarjen e virusit, në seancë i gjen pranë, pa distancë.

Por dhe jashtë Kuvendit i gjen sërish pranë, pa frikë nga armiku i padukshëm. Por për mediat…

Heshtja e rrugëve të fillimit të pandemisë u vazhdua me heshtjen për vendimin e nisjes së aktivitetit.

A thua se vendimi ishte për të ndaluar zërat që duan të flasin.

Në këto kushte kur gjithkush iu kthye jetës normale, dhe media nisi ti rikthehet studiove, si mundësia më e mirë për të arritur sa më pranë të vërtetës, asaj që për dikë është e hidhur e për dikë gjëja më e mirë që duhet.

Në Ora News studiot e emisioneve janë së paku 400 m2. Ndërsa të ftuarit qëndrojnë mi 2.5 metër larg njëri-tjetrit.

Distanca e këshilluar prej OBSH është 1.5 metër si masë që nuk lejon ngjitjen e Covid 19.

E sërish autoritetet qeveritare janë aty. Monitorojnë këdo që bën zhurmë, apo që ka mendimin e tij. Shpejt dhe paralajmërimi. Studiot të heshtin ose….

E megjithatë zëri nuk ndalet, zërat vazhdojnë ku më shumë e ku më pak janë aty, përball virusit të heshtjes.

E pikërisht para mbërmjes kur të gjtihë ulen të shikojnë Zhejin, Sonilën, Hilën, Betin e shumë të tjerë, shumëkush në mënyrë të çrregullt shijojnë bashkë qetësinë, pa ndroje se do të infektojnë njëri-tjetrin.

A ka kuptim që të qëndojmë në heshtje, të mbyllim zërin e së vertetës mes mureve të ndaluara, kur të gjithë thyen kufijtë e frikës ndaj atij që dukej vetëm përmes zërit të qeverisë?

E ndërkohë si gjithnjë në vendet e BE ku Shqipëria synon të shkojë fjala dhe dhe debatet nuk ndalohen.

Sigurisht me një distancim, por edhe me 4 të ftuar, gjithçka bëhet për të shprehur të vërtetën dhe mendimin e lirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu