UEFA zbut qëndrimin ndaj klubeve për Fair Play Financiar

0
Gjigandi

Ndikimi i pandemisë Covid-19 në futbollin europian ka qenë i thellë dhe efektet e krizës ka të ngjarë të vazhdojnë për një kohë të gjatë.

Kjo është arsyeja pse UEFA po studion disa ndryshime sa u përket rregullave të në Fair Play-t Financiar, me qëllim që t’u japë mundësi klubeve të manovrojnë financiarisht në këtë kohë krize.

Ndër ndryshimet kryesore, sipas “Rmc Sports”, do të ishte zgjatja e periudhës kohore të marrë në konsideratë për të analizuar llogaritë e ekipeve: jo më 12, por 24 muaj.

Detyrimi maksimal i autorizuar do të rritet nga 30 milionë euro në 60 milionë euro.

Ideja është gjithashtu që të ndërpriten seancat dëgjimore për vjeshtën e vitit 2020 dhe të shtyhen ato në vjeshtën e vitit 2021, duke marrë parasysh buxhetet e sezoneve 2019/2020 dhe 2020/2021.

RonaTyra

Prandaj, e gjithë kjo duhet të ratifikohet sa më shpejt. Jo një revolucion i vërtetë, por sigurisht një lehtësim i kufizimeve për t’u përballur me një situatë të papritur emergjente.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu