Pushuesit nga Kosova “gjallërojnë” Shëngjinin, vlonjatët ulin çmimet me 30 %

0
Gjigandi

Për shkak të kufizimeve të pandemisë, këtë sezon turistik “lufta” mes operatorëve do të jetë për pushuesit vendas dhe shqiptarët në rajon. Por ndërsa kosovarë i kanë dhënë gjallëri Shëngjinit, hotelet në Vlorë kanë ulur çmimet deri në 30 % për të tërhequr pushues.

Hapja e kufirit me Kosoven, duket se po i jep frymarrje turizmit në rajonin e Lezhës. Shëngjini ka nisur të presë pushuesit e parë, ku dominojnë shtetasit nga Kosova.

Mungesa e çadrave dhe shezlloneve po ju jep mundësi që të respektojnë dhe distancimin social, si masë për mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Shumica e pushuesve shprehen të kënëqur me kushtet që ofron Shëngjini, por ka dhe prej atyre që kërkojnë më shumë pastërti përgjatë bregdetit.

Edhe në Vlorë kanë mbërritur pushuesit e parë, por mbeten të paktë.

RonaTyra

Për shkak të anulimit të prenotimeve dhe paqartësive për të ardhmen, operatorët turistikë i kanë ulur çmimet deri në 30 %.

Këtë sezon thonë se do të luftojnë për mbijetesë. Por për këtë kërkojnë edhe mbështetje me faljen e taksave vendore për 2020

Sezoni turistik këtë vit nisi me vonesë për shkak të pandemisë, ndërsa shpresa e operatorëve turistikë është turizmi patriotik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu