Profili zyrtar në Instagram për Familjen Mbretërore Daneze ofroi një paraqitje të rrallë brenda pushimeve të tyre idilike të Shtunën, duke ndarë një numër fotografish.
Familja e gjashtë antarëshe kaluan kohën, në pallatin Grasten në Danimarkë, vendbanim zyrtar veror i Familjes Mbretërore Daneze.
Në njërën prej fotografive, shihen të gjithë ukur së bashku, Frederik, 52 vjeç, Mary, 48 vjeç, dhe fëmijët e tyre, Princi Christian Princesha Isabella, Princesha Josephine dhe Princ Vincent.
Ata janë mbledhur së bashku në një kuvertë që përmban mobiljet e kopshtit dhe llambat e ngrohjes në natyrë, kështu ata duken si çdo familje e zakonshme që shijon një ditë në diell.
Në një foto tjetër të postuar në Instagram, shihet Mary dhe Frederik, të dy së bashku, duke i shijuar rrezet e Diellit, ku Mary shihet me dorën e shtrirë mbi shpatullën e burrit të saj, me syze dielli që i mbulonin sytë.
Princesha dukej mjaftë elegante me një bluzë gri dhe një skaj të bardhë, ndërsa Frederik, gjithashtu me syze dielli të rrumbullakëta, me një këmishë të gjelbër të zbehtë dhe me atlete.
Llogaria e tyre zyrtare në Instagram tregoi titullin e fotografive: “Nja dy kujtime të mrekullueshme nga vera në Grasten”.