PD: Kanabis në gjithë vendin, trafikantët nuk mund të ligjërojnë pasuritë me amnistinë fiskale

0
Gjigandi

PD përmes Clirim Gjatës sekretar për çështjet ligjore denoncoi se Kanabisi vijon të mbillet në zona të ndryshme të vendit.

Kjo foto është bërë së fundmi në Kukës. Kjo tjetra i përket plantacioneve me kanabis në Labëri. Kështu është në Malësinë e Dukagjinit, në Malësinë e Krujës, të Tepelenës, të Gramshit, në fshatrat e Beratit, të Vlorës, madje edhe në periferi të Tiranës.  Shqipëria prej 2 vjetësh është rimbjellë fuqishëm me drogë, por policia është urdhëruar të mos shikojë, të mos dëgjojë, të mos shqetësojë bosët e drogës në partneritet me qeverinë.
Projekt ligjin për një amnisti të gjerë fiskale PD e shikon si legjitimim të pasurive kriminale.
Janë këta trafikantë droge që Edi Rama i shet për emigrantë dhe që po synon t’u legalizojë pasuritë e vëna nga droga përmes ligjit të aministisë fiskale. Ky ligj, nëse miratohet, kundër sugjerimeve të partnerëve tanë strategjikë, nuk ka për të patur jetën e gjatë. Në do të zhbëjmë me efekt prapaveprues çdo dispozitë dhe përfitim nga ky ligj.
Puna e ndershme dhe jo paratë e drogës theksoi zoti Gjata,  do të vlerësohen nga qeveria e ardhshme, në mënyrë që Shqipëria të hiqet nga harta e vendeve kryesore të prodhimit dhe trafikimit të drogës.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu