Të tjera kritika kanë adresuar eurodeputetët këtë të hënë në seancën e posaçme për Shqipërinë në Parlamentin Evropian.
Reporterja Isabel Santos tha se reforma në drejtësi është ngadalësuar.
“Ne kemi folur për zbatimin e masave, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe të gjitha këto përpjekje duhet te rinisin me ritmin qe kishin përpara pandemisë. Dua të theksoj rëndësinë e rolit të delegacionit të Bashkimit evropian dhe të Ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë në promovimin e dialogut”,- tha ajo.
Ndërsa Eurodeputeti, Zimniok Berngard deklaroi se: “Shqipëria është cilësuar si vendi më i korruptuar dhe me krim të organizuar të lartë”. Nisur nga kjo, ai u shpreh se: “Nuk jam i bindur se Shqipëria do t’i implementojë reformat e nevojshme për hapjen e negociatave”.