I ftuar në “Arena”, deputeti Halit Valteri ka paralajmëruar grevë urie dhe bllokim Kuvendi ditën që do të votohet marrëveshja e arritur në Këshillin Politik.
Halit Valteri: Të gjithë ata që e duan ndryshimin e këtij sistemi, grupi ynë demokrat dhe tre grupet e opozitës, nuk po them ata 6 të pavarurit që kanë dalë, por po them që ditën që do të votohet kjo marrëveshje e shkruar në anglisht, do të futemi në greve urie dhe nuk do ta lejojmë që ta votojnë, do të bllokohet parlamenti.