Opozitës parlamentare i ikën dhe vota e dytë. Pas Lefter Maliqit, një tjetër deputete e opozitës së re deklaron votën pro marrëveshjes për reformën zgjedhore.
Përmes një postimi në Facebook, Suzana Topi shkruan se vota e saj do të jetë pro kësaj marrëveshjeje.
Ajo shton se votimi pro i këtij pakti politik do të thotë integrim i Shqipërisë në Europë.
Postimi i plotë
Të dashur miq!
Dua të përshëndes marveshjen e këshillit politik për Reformen Zgjedhore e firmosur nga të gjithë aktorët politikë ,e cila mori bekimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë SHBA dhe BE.
Sigurisht që kjo reforme ka nevojë të përmirësohet më tej për të bërë votime me lista të hapura, për pjesmarjen e emigrantëve në votime, për implementimin e sistemit elektronik në votime.
Vota ime si deputete e pavaruar nga asnjë grup parlamentar do të jetë PRO kësaj marveshjeje ,sepse une dua integrimin e Shqipërisë në Europë , sepse unë dua që opozita jashtë parlamentit të këthehet në institucione pasi Rilindja ka kapur të gjitha pushtetet si atë ekzekutiv,legjislativ , drejtesinë, pushtetin vendor.
Parlamenti që duhet të jetë tempulli i demokracisë është i kapur ,aty janë votuar ligje antikushtetuese per PPP , Konçesione, Ligji i Antishpifjes për mediat , është ngritur komision hetimor për Presidentin e Republikës , janë votuar ligje që cënojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.
Kjo marveshje i shërben demokracisë për ti hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme !
Me këtë marveshje fiton opozita e bashkuar fitojne Shqiptarēt!