Komentatori i njohur serb e çon rrs… Cërvena Zvezdën e Dragan Xhajiçin, ja kujt ia numëron krimet…

0
Gjigandi

Edhe serbët kanë filluar ta kuptojnë se kush është klubi i futbollit Cërvena Zvezda e Beogradit dhe për lidhjet e errëta që ka me kriminelët e luftës! Ish komentatori i njohur i sportit, Millojko Pantiq dha dorëheqje nga Cërvena Zvezda, nuk do të jetë më tifoz i tyre, pasi e nderuan dhe i dhuruan fanellën me numër 1 kriminelit të luftës kapitenit Dragan.

“Milojko Pantiq, një komentator i njohur i sportit dhe një tifoz i madh i Zvezdës, hoqi dorë publikisht nga klubi që ai ka qenë tifoz gjatë gjithë jetës së tij, duke thënë “Mirupafshim Zvezdë përgjithmonë””, shkruajnë mediat serbe.

Drejtuesit e Zvezdës, Dragan Xhajiçi (president nderi) dhe Zvezdan Terziq (drejtor i përgjithshëm), ia dorëzuan fanellën e nderit me numrin 1 Dragan Vasiljkoviq, i njohur edhe si Kapiten Dragan, e provokoi Millojko Pantiqin dhe ky nuk duroi, duke ia numëruar të gjitha. 

Kapiteni Dragan kaloi 13 vjet e gjysmë në burg për krime lufte në Kroaci dhe Bosnje dhe Hercegovinë. 

“Javën e kaluar, Dragan Xhajiç dhe Zvezdan Terziq varrosën Zvezdën tonë duke ia dorëzuar fanellën kapitenit të luftës Kapiten Dragan. Kjo është një foto që tregon se si futbolli serb shpërtheu në fund. I koduar me kod të luftës Kapiteni Dragan, i cili u kthye në Serbi dy muaj më parë pas 13 vjet e gjysmë burg në Kroaci dhe zotërinjtë Xhajiç e Terziq, e dini se ku ishte ai anëtar i ri nderi i klubit më 29 maj 1991? 

RonaTyra

Ai qëlloi në bashkatdhetarë, lojtarë tuaj në atë kohë, Robert Prosineçki dhe Refik Shabanhoxhoviqin. Njeriu që udhëhoqi formacionet paraushtarake në Kroaci dhe Bosnjë dhe Hercegovinë”, tha mes të tjera Pantiq, duke e çuar në rrs. Zvezdën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu