Opozita parlamentare takim sot në orën 19:00 me Ramën dhe Ruçin në Kuvend

0
Gjigandi

Opozita parlamentare pritet që të takohet ditën e sotme në orën 19:00 me kryeministrin Rama.

Deputeti Myslym Murrizi, kryetari i grupit parlamentar demokrat, së bashku me dy kryetarët e tjerë të grupeve parlamentare të opozitës do të takohen edhe me kryetarin Gramoz Ruçi.

Kjo opozitë ka ftuar Ramën dhe Ruçin në takim për të diskutuar kërkesën e tyre për të ndërtuar një reformë reale zgjedhore, sipas tyre.

Opozita parlamentare ka paralajmëruar që në kushte të tilla nuk do ta votojë në Kuvend marrëveshjen e nga Këshilli Politik për ndryshimet në reformën zgjedhore.

Murrizi: Hap pas hapi të gjitha do ti shikojmë, mund të ketë ndonjë qëndrim edhe më radikal sesa mosprania në seancë. Kur të vijë seanca do ta shikojmë. Nesër kemi takim me kryetarin e Parlamentit për të diskutuar tre kryetarët e grupeve parlamentare opozitare që pse anashkalohet institucioni më i lartë i këtij vendi që është parlamenti. Parlamenti ka mandatuar një komision të reformës zgjedhore dhe është mbivendosje mes këshillit politik dhe komisionit të reformës zgjedhore. Kemi kërkuar takim me kryetarin e PS, si Kryeministër nuk kemi asgjë me të, nuk jemi pjesë e atyre që bëjnë sikur zihen ditën dhe ndajnë tendera natën dhe që është kryetari i mazhorancës, ka 77 vota në Kuvend. Kemi kërkuar të bashkëbisedojmë me të për të realizuar një reformë reale zgjedhore që shqiptarët çdo ditë shtohen dhe presin që të ketë vlerë vota e tyre.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu