Opozita merr vendim/ Protesta mbarëpopullore për rrëzimin e Qeverisë “Rama”

0
Gjigandi

Pas një takimi me aleatët, kryedemokrati Basha në emër të opozitës është marrë vendimi për nisjen e protestave dhe mbështetjen e të gjitha protestave të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Lulzim Basha pas mbledhjes me aleatët është shprehur se: Dita e sotme është një shembull i keq se vendi drejtohet një kriminel që ka marrë peng kulturën dhe shpirtin e Shqiptarëve. Kemi ekspozuar lidhjet me krimin dhe korrupsionin.

Nga kjo pikëpamje e sotmja është një aferë e radhës. Rama për xhepat e tij ka sakrifikuar mirëqënien e shqiptarëve. Si sot tre vjet më parë u ula me këtë njeri me shpresën dhe besimin se forcat politike mund ta arrinin këtë marrëvëshie. Koha tregoi se u gabova. Garantoj shqiptarët se ky gabim nuk do të përsëritet më kurrë. Vendimi i parë është mbështetja për të gjitha protestat nga ana e Aleancës dhe nisja e protestave nga opozita. Nis me një efekt të menjëhershëm.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu