Nuk ka hetim për 30 qershorin, Prokuroria e Lezhës refuzon kallëzimin e PD

0
Gjigandi

Partia Demokratikë në Lezhë ka ankimuar në Gjykatë vendimin e Prokurorisë për mosfillimin e procedimit penal për zgjedhjet vendore të 30-qershorit të vitit 2019-të. PD pretendon se provat janë të mjaftueshme, por Prokuroria thotë se ato nuk përbëjnë vepër penale.

Rreth 1 vit nga votimet e 30 qershorit, Prokuroria e Lezhës ka vendosur të mos hetojë procesin zgjedhor mbi bazë të një kallëzimi të Partisë Demokratike.

PD kallëzoi në vitin 2019 për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe rezultatesh zgjedhore e disa shkelje të tjera komisionerët dhe numëruesit në KZAZ nr 12 dhe 13.

Sipas degës së PD nga monitorimi i kryer prej tyre ka rezultuar se janë manipuluar rezultatet duke falsifikuar nënshkrimet në listat e zgjedhësve.

Prokuroria e Lezhës pas verifikimeve ka vendosur të mos nisë hetim.

RonaTyra

Në përgjigjen kthyer Partisë Demokratike dega Lezhë, thuhet se faktet e referuara për verifikim nuk përbëjnë vepër penale

Por partia Demokratike e Lezhës ruan bindjen se procesi i 30 qershorit ishte që në themel i kundraligjshëm dhe u shoqërua me shkeklje, ndaj ka ankimuar vendimin e organit të akuzës.

Ata thonë se Prokuroria, pavarësisht provave nuk veproi duke mbrojtur paligjshmërinë në pushtetin vendor

Zgjedhjet 30 qershorit janë paditur edhe në Gjykatën Kushtetuese nga Voltana Ademi.

Padia është depozituar në emër të shoqates se bashkive të Shqiperisë dhe nga Kushtetuesja kërkohet zhbërja e të gjithe procesit të 30 qershorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu