Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarë të shumtë kanë nisur firmosjen e peticionit për rindërtimin e Teatrit Kombëtar ashtu siç ishte dhe në vendin ku ishte.
Kjo është premtuar edhe nga opozita, e cila ka deklaruar se kur të vijë në pushtet do të rindërtojë teatrin ashtu sic ishte, por me parametra moderne.
Sot Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita zhvillojnë protestën e dytë.