Moderatorja e njohur tregon si e priti vjehrra për herë të parë në shtëpi: Jo shapkat jashtë se…

0
Gjigandi

Moderatorja simpatike, Jona Spahiu, ishte dje e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku foli gjerë e gjatë për jetën e saj si një nënë e re. Por nuk la mënjanë raportet me bashkëshortin, kunatën si dhe me vjehrrën e saj.

Për këtë të fundit, Jona tregoi edhe historinë se si vjehrra e priti kur moderatorja shkeli për herë të parë në shtëpinë e burrit.

“Që në momentin e parë që unë kam hyrë në shtëpi, ishte verë, i lash shapkat përjashta, i mori dhe i futi brenda duke më thënë: jo shapkat jashtë se s’do dalësh ndonjëherë nga këtu’‘- rrëfeu në studio Jona.

Moderatorja është shumë e lidhur me familjarët e bashkëshortit, pasi herë pas here poston në rrjetet sociale fragmente të shkurta kur ndodhet në praninë e tyre.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu