Presidenti ilir Meta ka ndarë një mesazh të veçantë për Motrat e Shtëpisë “Bijat e Dashurisë Hyjnore”.
Kreu i shtetit ka vlerësuar përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm ndaj fëmijëve dhe përkujdesjen me përulje ndaj njerëzve në nevojë e vështirësi.
“Një mirënjohje të veçantë Motrave të Shtëpisë “Bijat e Dashurisë Hyjnore”, që së bashku me Famullinë e Shën Mhillit në Laç, u shërbejnë plot dashuri në mencën e të varfërve vaktet ushqimore rreth 60 fëmijëve”,shkruan Meta në një postim në faqen e tij në facebook.
Ja postimi i plotë:
Një mirënjohje të veçantë Motrave të Shtëpisë “Bijat e Dashurisë Hyjnore”, që së bashku me Famullinë e Shën Mhillit në Laç, u shërbyejnë plot dashuri në mencën e të varfërve vaktet ushqimore rreth 60 fëmijëve.
Përkushtimi i tyre i jashtëzakonshëm ndaj fëmijëve dhe përkujdesja me përulje ndaj njerëzve në nevojë e vështirësi, e ka bërë misionin e Motrave një shembull frymëzues humanizmi, solidariteti dhe besimi.