Meta zbulon detaje për manifestimin e 2 marsit: Vetëm me flamuj kuq e zi, le ta dëgjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave

0
101
Gjigandi

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar sot detaje lidhur me ate qe e quan manifestimin historik te 2 marsit, teksa fton shqiptaret te vijne vetem me flamuj kuq e zi me vete.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, bashkengjitur me foton e zgjedhjes si president, me doren mbi Kushtetuten e vendit, Meta ka zbuluar mesazhet qe do te shoqerojne kete beselidhje te shqiptareve.

Mesazhi i Metes

Të dashur qytetarë!

Në manifestimin historik të 2 marsit ju ftoj të gjithëve t’u përmbahemi vetëm këtyre mesazheve:

PËR KUSHTETUTËN!

PËR SHQIPËRINË!

JO GRUSHTIT TË SHTETIT!

JO SHPOPULLIMIT!

TË GJITHË TË BARABARTË PARA LIGJIT!

Dhe meqënëse jemi kthyer 30 vjet pas, le ta degjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave:

LIRI DEMOKRACI!

E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!

Ju ftoj të vini vetëm me flamuj kuq e zi! 🇦🇱

Ju përshëndes të gjithëve me këtë foto të jetës time!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu