Mblidhen 450 mijë dollarë për ta dërguar në Disneyland djalin që u ngacmua në shkollë

0
176
blank
Gjigandi

Rreth 452 mijë dollarë australianë janë mbledhur si pjesë e një fushate për ta dërguar djaloshin 9-vjeçar australian në Disneyland pas publikimit të një videoje, në të cilën ai shihej duke qarë pasi ishte bërë viktimë e ngacmimeve.

Nëna e djaloshit, Yarraka Bayles, e publikoi videon e të birit duke qarë. “Kjo është ajo çfarë bërë bullizmi”, dëgjohet duke thënë ajo në video, në të cilën djali thotë se dëshiron t’i japë fund jetës së vet.

Tash, në një donacion në faqen “GoFundMe” janë mbledhur 30 herë më shumë të holla sesa shuma e parashikuar prej 10 mijë dollarëve amerikanë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Ky fond u hap nga humoristi amerikan, Brad Williams. Kjo fushatë u përhap shpejt dhe mori përkrahje edhe nga figura të tjera të famshme, përfshirë Hugh Jackman dhe Enes Kanter.

Duke folur në një konferencë për medie, zonja Bayles tha se shpreson që përvoja e djalit të saj ta rrisë vetëdijen për efektet e bullizmit në shkolla.

Ajo tha: “Jemi duke humbur shumë njerëz për shkak të bullizmit, për shkak të diskriminimit, për shkak të racizmit. Ka shumë faktorë të bullizmit.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu